Liberalizimi i vizave / Ramabaja: Lajm i stërvonuar, Kosova i kishte kryer detyrat teknike që në vitin 2015,  në aspektin juridik kishte mangësi  

Liberalizimi i vizave / Ramabaja: Lajm i stërvonuar, Kosova i kishte kryer detyrat teknike që në vitin 2015,  në aspektin juridik kishte mangësi  

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian ka miratuar dje në lexim të parë liberalizimin e vizave për Kosovën, duke e dërguar kështu një hap para procesin e heqjes së vizave për kosovarët.

Më këtë vendim i cili u miratua në unanimitet sot, Kosova është një hap larg liberalizmit të vizave pasi rregullat e reja duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian.

Sadri Ramabaja drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, në një komunikim me “MCN live”, thotë se ky megjithatë është një vendim i vonuar për faktin se Kosova në aspektin teknik i kishte kryer detyrat e saj që në vitin 2015.

Lajmi është pritur mirë megjithëse është lajm i stërvonuar për faktin që u dha pikërisht në këtë vlug të lajmeve jo edhe aq të mira që përkon me skemën politike kosovare.

Megjithatë duket se veprimi ishte në çastin e duhur për ti hapur rrugë daljes nga ky kurth që i ishte dhënë një popullsie prej gati 2 milionë banorësh, prej dy dekadash padrejtësisht.

Krahas detyrave në aspektin teknik, Ramabaja, thotë se megjithatë Kosova kishte mangësi në plotësimin e detyrave në aspektin juridik, sa i takon çështjes së vizave.  

Vet parlamenti evropian dhe mekanizmat e tjerë e kanë pohuar së së paku prej vitit 2015, Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë, dhe çështë e vërteta, Kosovës i është kërkuar gjithmonë detyra numerikisht më të mëdha.

Por ajo i ka kryer detyrat e saj që në vitin 2015 në rrafshin teknik kurse në rrafshin juridik do të thoja se një pjesë e detyrave janë kryer tek tani. Kjo sepse sistemi i drejtësisë në Kosovë, lë shumë pak për të dëshiruar, ka qenë sistem i kapur dhe mekanizmat evropian pavarësisht se janë treguar të kujdesshëm me udhëheqësit këtu, sidoqoftë brenda dyerve besoj ua kanë thënë këtë të metë të madhe.

Pothuajse dy vjet Kosova po shënon progres në të drejtat e njeriut dhe në sistemin e drejtësisë dhe prandaj ky lajm ishte qershia mbi tortë e të gjitha lajmeve të mira  për Kosovën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy