Ditët e fundit, Partia Demokratike i ka shtuar sulmet ndaj LSI-së. Numri një i listës së PD-së në Shkodër, Romeo Gurakuqi, thotë se presidenti i zgjedhur i Shqipërisë po shkel Kushtetutën, duke bërë fushatë për LSI-në.
“Presidenti i zgjedhur e ka shkelur kushtetutën, sepse vazhdon të bëjë fushatë në një kohë kur ai duhet shkarkuar sepse e ka shkelur Kushtetutën dhe siç duket e ka të qartë se nuk do të jetë president republike, nuk do ta marrë mandatin, sepse radha i vjen shkarkimit të tij”, thotë Gurakuqi në një intervistë për “Dritare.net”.



