Beteja e komandantëve

Beteja e komandantëve

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj ketë të enjte do ta dëshmojnë nëse i kanë siguruar numrat e nevojshëm në Kuvend. Në ketë ditë do të shihet nëse ish-eprorët e lartë të UÇK-së po arrijnë ta fitojnë “betejën” për t'u zgjedhur në krye të legjislativit dhe të ekzekutivit

Dy ish-eprorët e lartë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, do ta sfidojnë veten të enjten, më 3 gusht, ku do të shihet nëse do të arrijnë që ta fitojnë “betejën”, i pari në krye të legjislativit, derisa i dyti në krye të ekzekutivit.

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit janë ato që po ia mundësojnë kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, që ta bëjë tentimin e parë për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Por, në anën tjetër përfaqësuesit e LAA-së po e shohin si shans të fundit të Haradinajt, pasi që, sipas tyre, projekti i PAN-it ka dështuar ende pa filluar.

Ani pse PAN-i me bindje të plotë thotë se do ta formojë Qeverinë më 3 gusht, kur edhe do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit, partitë tjera thonë se Haradinaj është në disavantazh për ta formuar Qeverinë, shkruan tutje "Zëri".

“Vetëvendosja” thotë se Haradinaj është në disavantazh pas kundërshtimit të LVV-së dhe LAA-së.

E kjo e fundit tashmë është e vendosur që nga ky koalicion nuk do të ketë votë pro Haradinajt.

Kurse njohësit e çështjeve politike avantazh për Haradinajn e shohin shansin e parë për ta formuar Qeverinë, mirëpo thonë se tashmë i rëndësishëm është vetëm formimi i institucioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy