Për juristin Naim Hasani zgjedhja e Rishi Sunak si kryeministër i Britanisë së Madhe është një moment historik, kryesisht për emigrantët.
Duke folur përmes një lidhje “Skype” nga Britania e Madhe, Hasani tha se Sunak ka deklaruar se politikat e tij do të jenë në vijimësi të programit të Partisë Konservatore.
Më tej, Hasani tha se Sunak duhet të shohë nevojën për zgjerimin e emigracionit sidomos nga vendet e treta.
Ky është moment historik për Britaninë e sidomos për emigrantët që jetojnë këtu pasi Sunak është i pari nga minoritetet me ngjyrë, me origjinë nga Azia që bëhet kryeministri i Britanisë dhe më i riu në 200 vitet e fundit. Është moment historik për të festuar diversitetin dhe një moment krenarie për Britaninë pas një amullie disa mujore që shkaktoi një termet të rëndë në ekonomi dhe në politikë ku Partia Konservatore nuk po gjente gjetësi. Shpresoj që Sunak të jetë figurë bashkuese për konservatorët dhe britanikët. Edhe pse kanë marrë besimin e më shumë se gjysmës së deputetëve ai nuk është votuar nga askush.
Sunak fjalën e parë në fjalimin e tij sot tha që do të jetë vazhdimësi e programit elektroal që Partia Konservatore fitoi shumicën në 2019, d.m.th. një vazhdim të politikave të Johnson dhe ministrave e të tij për shtrëngimin e masave për emigrantët e huaj. Partia Konservatore pavarësisht liderit duhet të gjejë një rrugë të mesme, besoj se Sunak do i dëgjojë të gjithë dhe do marrë vendim të drejtë për emigracionin. Ekonomia është në stanjacion taksat janë rritur, janë një numër i madh problemesh që do të haset Sunak, ai e ka bërë të qartë që është përkrah i qartë i Brexit dhe nuk mund të presim politika lehtësuese përsa i përket azilit. Nuk pres hapje të Britanisë ndaj emigracionit.
Zgjedhja e Sunak si kryeministër është partiake dhe jo elektorale, shumë konservatorë kanë dorëzuar teserat e partisë, ndihen të zhgënjyer pasi nuk i është dhënë e drejta e kombit britanik se kush do të drejtojë. Partia konservatore ka mazhorancën absolute dhe nuk do të shkojnë në votime. Është fatkeqësi që dy ministrat e Brendshme që ishin me prejardhje emigrantësh kishin politikat më të ashpra për emigrantët. Shpresoj që Sunak nëse do të jetë mbi qytetarët duhet të shohë nevojën për zgjerimin e emigracionit sidomos nga vendet e treta. Shpresoj që politikat e tij të jenë të matura.



