"AKSHI", SPAK: Janë sekuestruar pasuritë e Agasit, Beqirit dhe Karçanajt në vlerën e mbi 40 milionë eurove

"AKSHI", SPAK: Janë sekuestruar pasuritë e Agasit, Beqirit dhe Karçanajt në vlerën e mbi 40 milionë eurove

SPAK ka bërë me dije se ka sekuestruar pasuri me vlerë mbi 40 milionë euro të cilat i përkasin Ergys Agasit Ermal Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt. 

 

Në kuadër të dosjes "AKSHI", SPAK po kryen hetime për veprat penale: “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Korrupsioni pasiv I funksionarëve publikë” I kryer në bashkëpunim më shumë se një here, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuaranga nenet 110, 170/b, 244, 259, 258, 287, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

 

Në ngarkim të personit nën hetim Mirlinda Karçanaj:

 

– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

 

– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

 

– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

 

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

 

– Autoveturë Volksëagen, modeli Tiguan;

 

– Llogari bankare në BKT

 

– Disa Llogari bankare në OTP Bank

 

Në ngarkim të personit nën hetim Ergys Agasi: 

 

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

 

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

 

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

 

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

 

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

 

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

 

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

 

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

 

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

 

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

 

– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

 

– Pasuria e llojit apartament, Durrës;

 

– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

 

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

 

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

 

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

 

– Pasuria e llojit garazh;

 

– Pasuria e llojit garazh;

 

– Pasuria e llojit truall;

 

– Pasuria me nr.6/756, truall;

 

– Pasuria e llojit, apartament;

 

– Pasuria e llojit garazh;

 

– Pasuria e llojit garazh;

 

– Pasuria e llojit garazh;

 

– Pasuria e llojit apartament;

 

– Pasuria e llojit garazh;

 

– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

 

– Automjet Land Rover Defender 2023;

 

– Subjekti “E.A.S;

 

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

 

Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqirit: 

 

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

 

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

 

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

 

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

 

– Apartament në Golem, Kavajë;

 

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

 

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

 

– Subjekti “H” sh.p.k.;

 

– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

 

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

 

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

 

Në ngarkim të personit nën hetim G.H:

 

– Sekuestrim i shumës 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

 

Në ngarkim të personit nën hetim A.P:

 

– Sekuestrim i shumës 410,595,663 ALL në subjektin “F” sh.p.k.;

 

– Sekuestrim i shumës 94,423,883 ALL në subjektin “F.F”;

 

Në ngarkim të personit nën hetim E.J:

 

– Sekuestrim i shumës 100,840,264 ALL në subjektin “A”;

 

Në përfundim të operacionit për sekuestrimin e pasurive tëmësipërme është konkluduar se vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy