9 tetor, Dita Botërore e Postës

9 tetor, Dita Botërore e Postës

9 tetori njihet si Dita Ndërkombëtare e Postës.

Shërbimet postare janë shërbimet më të vjetra dhe më të përdorshmet. Ato lindën së bashku me njerëzimin, si një nevojë e domosdoshme e komunikimit midis fiseve, krahinave e rajoneve të ndryshme.

Në periudhën e hershme ato u realizuan në forma të ndryshme duke shfrytëzuar edhe relievin natyror dhe pozicionet gjeografike, duke përdorur sinjale me zë, me zjarre e forma të tjera.

Me zhvillimin e shoqërisë njerëzore, avancuan mënyrat e komunikimit, filluan të përdoren lajmëtarët që lëviznin me këmbë, me ditë të tëra për dërgimin e lajmit, filluan sinjalet me brirë, daulle, sinjale ndriçuese, të cilat përbëjnë edhe fillimin e organizimit të shërbimit postar.

Në vazhdim të përpjekjeve për vendosjen e rregullave universale në realizimin e shërbimit postar, me 15 shtator të vitit 1874, Henrich Von Stephan, funksionar i lartë i postës Gjermane, në Bernë të Zvicrës nën kujdesin e Qeverisë Zvicerane dhe me pjesëmarrjen e 22 vendeve me të zhvilluara, paraqiti projektin për miratimin e unionit postar ndërkombëtar, Projekt i cili u miratua me 9 tetor të këtij viti. Qe atëherë 9 tetori u celebrua dita botërore e postes.

Rrjeti postar botëror ka ne përbërje te tij mbi 600 mijë zyra postare, mbi 5 milionë punonjës dhe qarkullon me miliarda objekte postare ne vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy