Protesta në Lezhë/ Lleshi: Policia neglizhente, fabrika duhet të ketë filtra për minimizimin e mbetjeve ndotëse (VIDEO)

Protesta në Lezhë/ Lleshi: Policia neglizhente, fabrika duhet të ketë filtra për minimizimin e mbetjeve ndotëse (VIDEO)

Aktivistja Arilda Lleshi në një lidhje skype me MCN ka komentuar protestën e mbajtur paraditen e kësaj të shtune nga banorët e Lezhës përpara komisariatit të policisë së qytetit lidhur me fabrikën e mbetjeve me origjinë shtazore, e cila krijon ndotje në zonën ku ata jetojnë.

Ajo shprehet se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme policia nuk vepron për të zbatuar vendimin e AKM-së për pezullimin e aktivitetit të kësaj fabrike, teksa thekson se ajo ka vijuar të punojë rregullisht çdo ditë.

Sipas saj neglizhenca e policisë i ka detyruar të protestojnë. ndërsa bëri me dije se nevojitet që fabrika të ketë disa filtra për të minimizuar mbetjet ndotëse.

Arsyeja e protestës ishte se ka një vendim për pezullimin e fabrikës dhe pavarësisht asaj ajo ka vijuar të punojë rregullisht. Policia i ka marrë kallëzimet tona por nuk ka vepruar dhe nuk e ka ndaluar këtë veprimtari. Ajo që shohim është një mungesë vullneti për ta bërë një gjë të tillë prandaj dhe e pamë të nevojshme për të protestuar për ti vënë disi në lëvizje. Sot folëm me shefin e policisë i cili na tha se nga e hëna do ta monitorojë nga afër fabrikën.

Deri dje fabrika ka punuar pothuajse çdo ditë, presim nga e hëna se si do veprojë pas mobilizimit tonë dhe atyre që na u thanë në polici. Ne presim që këto autoritete ta monitorojnë dhe parandalojnë shkarkimet në kanal të mbetjeve të kësaj fabrike.

Në momentin që bllokon shkarkimet e lëndëve i bllokon punën dhe shkarkimet atmosferike që kanë qenë një nga problemet më të mëdha të banorëve. Normalisht ai duhet të ketë filtra që minimizojnë këtë, ka teknologji që mund ti filtrojnë mbetjet para se ato të shkarkohen në kanal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy