
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka nisur zyrtarisht, me 11 subjekte politike që do të marrin pjesë në garë përmes partive apo koalicioneve.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, kryetari i Lëvizjes Atdheu, Kreshnik Osmani, komentoi zhvillimet në kampet e dy partive më të mëdha në vend, PS dhe PD.
Ai u shpreh se si Edi Rama dhe Sali Berisha po bëjnë fushatën e tyre të fundit, pa mesazhe të qarta dhe pa premtime.
Sipas tij, pamjet e fushatës dhe mënyra si janë organizuar mitingjet tregojnë një lodhje politike nga liderët që kanë dominuar skenën politike për dekada.
Hapja e fushatës së z.Berisha, por ajo që vihet re ne pamje të parë është fati se Rama dhe Berisha bëjnë fushatën e tyre të fundit. Kjo është ajo që duket te mënyra se si është organizuar, te mënyra se si bëhet fushata.
Mesazhet janë të qarta që ata po bëjnë fushatën e tyre të fundit.
këtë e vumë re dhe te lajmi dhe mënyra se si erdhi dhe u pompua ardhja e lobistit La Civica.Tani po e shoh edhe me fushata që nisi PS, aty nuk ka mesazhe, nuk ka asnjë premtim sepse nuk kanë më se çfarë të japin, janë 33 vjet që kanë mbaruar mesazhet e tyre, i pari thotë do vijë Trump të na shpëtoj me la Civitën, i dyti ka 10 vjet në pushtet, tani thotë do ju çoj në Evropë.
Osmani është i bindur se vendi ndodhet në prag të një ndryshimi të madh politik, dhe se një klasë e re politike do të marrë rolin drejtues në të ardhmen e afërt.
Para, ata janë të bindur se ky vend nuk është më pjesë e historisë së tyre, ku vend do kalojë në një mment te dytë shumë të afërt, do të kalojë në një pozicion te ri, do të kalojë në një klasë politike të re. Ata po përpiqen që ti sugjestionojnë shqiptarët dhe ti mbajnë të kontrolluar me efektin e hipnozës se ata janë më të fortët në këtë vend dhe se ata do te vendosin se kush do të jetë.
Te dy zotërinjtë janë në kolaps, edhe Rama edhe Berisha janë në një pozicion shumë të vështirë, nuk kanë më se çfarë të japin dhe po përpiqen tu thonë shqiptarëve se ne jemi ata që komandojmë dhe ata që do sundojmë, por e kanë të kotë, zhvillimet janë më të mëdha se ata.
Po bëjnë tentativën e fundit, cirkun e fundit, Rama ka probleme, Berishës i ka skaduar afati, nuk kanë më asgjë për ti dhënë shqiptarëve.



