
Edmond Liçaj, ekspert IT deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se vijon të mbetet një shqetësim se çfarë ndodh me të dhënat e qytetarëve shqiptarë dhe se atyre nuk i jepet një mundësi zgjedhjeje në kontratat që firmosin nëse dëshirojnë që numri i tyre i celularit të përdoret për qëllime marketingu.
Duke vijuar me shpjegimin e tij, Liçaj tha se me kalimin e kohës problematikat e rrjedhjes së të dhënave do të ndihen akoma dhe më shumë pasi tani ende jemi në valën e sulmeve.
Sipas Liçajt, një problem tjetër në Shqipëri është dhe informacioni që disponojnë shitësit online, pasi ka rrezik të një keqpërdorimi të këtyre të dhënave.
E kemi ngritur si shqetësim se çfarë ndodh me të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Kur një qytetar jep të dhënat nuk ka opsion zgjedhjeje para se të firmosë nëse dëshiron të përdoren për marketing ose jo. Nëse bën një kontratë dhe jep numrin e telefonit, nuk jepet mundësia e zgjedhjes nëse dëshiron që numri të jepet në Call Center-a, aty thuhet që do përdoret për interesa të brendshme. Këtë shqetësim e kemi ngritur, por nuk i leverdis tregut të call center-ave. Vitet e fundit numrat e qytetarëve përdoren për çështje marketingu dhe bëhet më e rëndë nga mënyra si merren të dhënat.
Cenueshmëria është në shumë dimensione jo vetëm nga numri i telefonit. Pasojat e parë kanë filluar të dalin nga rrjedhjet e fundit. Biznese të caktuara janë bërë objekt sulmi. Një biznesi shumë të madh në Tiranë i është keqpërdorur e-mail-i. Me kalimin e kohët problematika e të dhënave do të jetë shumë herë më e madhe. Kur identifikohet një informacion nuk kryhen veprime në atë moment. Duke qenë se Shqipëria është na vazhdën e sulmeve, në momentin që do bjerë një qetësi atëherë fillon një valë e dytë e tretë për sulme të targetizuara. Ka shumë grupe që i i intereson rrjedhja e të dhënave.
Në Shqipëri, por dhe në shtetet si Shqipëria që nuk mbahen si shtete të zhvilluara nuk investojnë në çështjen e sigurisë së të dhënave. Fakti që një kompani vjen të marrë shërbim nga Shqipëria vjen se ka interesa të tjera, si krahu i punës apo dhe faktorë t tjerë. Nuk impaktohen kompanitë nga rrjedhja e të dhënave. Ikin 1 ose 2 dhe vijnë 10 të tjera që përfitojnë. Në Shqipëri investojnë kur kanë një problem apo kur sulmohen. Logjika është të paraprish.
Një problem tjetër është shitja online. Njerëz pa fund që fusin të dhënat e tyre, që mund të keqpërdoren. Janë 4 mijë shitës online në Shqipëri imagjino çfarë sasie informacioni kanë njerëzit e thjeshtë.



