
Lufta në Ukrainë arrin në ditën e 828. Sipas Politico, Joe Biden ka autorizuar “fshehurazi” Kievin të godasë territorin rus me armë të furnizuara nga SHBA, por vetëm në zonën në kufi me Kharkivin dhe jo me rreze të gjatë.
“Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë F-16 të furnizuar nga Danimarka për të goditur objektivat ushtarake në territorin rus”, tha ministri i Jashtëm danez Rasmussen.
Të njëjtat deklarata ishin lëshuar edhe më parë nga qeveritë polake dhe finlandeze.

Do të ketë pasoja të rënda, tha Vladimir Putin. Sipas kardinalit Parolin, Sekretar i Shtetit i Selisë së Shenjtë, mundësia e përdorimit të armëve të furnizuara nga NATO edhe në territorin rus “duhet të shqetësojë çdo person që kujdeset për fatin e botës sonë. Kjo mund të çojë në një përshkallëzim që askush nuk do të në gjendje ta kontrollojë më”.
Ndërkohë, mediat raportojnë se Kina është gati të njoftojë se nuk do të marrë pjesë në samitin e paqes të planifikuar në Zvicër.



