10 të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në Teksas. Policia arreston 17-vjeçarin, autor i masakrës  (VIDEO+FOTO)

10 të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në Teksas. Policia arreston 17-vjeçarin, autor i masakrës (VIDEO+FOTO)

Të shtëna me armë janë dëgjuar ditën e sotme në një shkollë të mesme në Teksas të SHBA-së.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa raportohet që nga të shtënat të kenë mbetur të plagosur të shumtë. Zona është bllokuar nga policia.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim. Ai është identifikuar si 17-vjeçari Dimitrios Pagourtzis, sipas CBS News. Shkolla e mesme Santa Fe, ndodhet rreth 40 milje në jug të Hjustonit dhe sipas BBC, Pagourtzis, është një student i kësaj shkolle. 

Helikopterët e lajmeve filmuan studentët duke zbrazur shkollën e tyre përpara se oficerët e armatosur të shfaqeshin në fushën jashtë shkollës.

Mediat lokale raportuan nga momenti kur alarmi filloi në shkollë, por nuk është e qartë se si ai u aktivizua. Gjithashtu, autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditur se forca të policisëu dërguan në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Kim Sullivan prindi i një 17-vjeçare në Santa Fe High School ka thënë se vajza e ka telefonuar duke i thënë se ka të shtëna në shkollë.

Zyrtarët federalë me Byronë e alkoolit, duhanit, armëve të zjarrit dhe eksplozivëve (ATF) gjithashtu po ndihmojnë hetim.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe presidenti Donald Trump, i cili shkroi Twitter: "Të shtënat në shkollën e Teksasit, Zoti i bekoftë të gjithë!"

Edhe Zonja e Parë, Melania Trump shkroi një mesazh nga shtrati i saj spitalor: "Zemra ime shkon në Santa Fe dhe me gjithë Teksasin sot."

Shkolla e Mesme Santa Fe ka më shumë se 1 400 nxënës në klasat 9 dhe 12. 

Në fund të shkurtit, shkolla paraqiti shqetësime në lidhje me disa të shtëna me armë që mendohet të ishin jashtë ambienteve të saj. Policia mbërriti në kampus për të hetuar, por nuk u gjet asnjë kërcënim.

Ndërsa mediat amerikane flasin edhe për studentin 17-vjeçar që sulmoi shkollën e tij. Ai kishte shpërndarë në rrjetin social Facebook, fotografinë e bluzës “i lindur për vrarë” që e kishte veshur gjatë masakrës. 

Ndërkaq në llogarinë e tij në Instagram, shihen fotografi me armë të ndryshme duke filluar nga thika, revolja e një pushkë snajper.

Pagourtzis është arrestuar nga policia menjëherë pas masakrës së kryer, ku ishte futur në një klasë dhe kishte bërtitur “befasi”, ku më pas kishte shtënë në masë me tri armë të ndryshme, revole, pushkë gjysmë-automatike dhe automatike, me ç’rast humbën jetën 10 persona dhe u plagosën 4 policë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy