Kandidat për kryetar bashkie në Lushnjë? Korreshi: Preferoj mandatin e deputetit, nuk dua poste në strukturat e PD-së (VIDEO)

Kandidat për kryetar bashkie në Lushnjë? Korreshi: Preferoj mandatin e deputetit, nuk dua poste në strukturat e PD-së (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, dje bëri bujë më një fjalim të ashpër në Kuvend gjatë interpelancës me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, duke denoncuar gjendjen që ai e cilësoi dramatike në spitalin e Lushnjës.

 

I ftuar në “MCN Live”, Korreshi u shpreh se, ndërkohë pavarësisht kërkesave për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Lushnjës, ai nuk do të garojë, pasi preferon të çojë deri në fund mandatin si deputet, aty ku ngrit zërin për çdo gjë.

 

Unë nuk kam pasur ndonjëherë dëshirë të bëhem deputet, por në vitin 2021, bashkë me miqtë e mi, vendosëm të hynim në këtë garë. 

 

Në kushtet ku jam sot, mandatin që më kanë dhënë lushnjarët do ta çoj deri në fund. 

 

Ai theksoi se vlerësimi nga qytetarët është një gjë, ndërsa vendimmarrja personale është diçka tjetër.

 

Nuk do të pranoja të kandidoja për kryetar bashkie. Mandatin e deputetit do ta përfundoj deri në fund.

 

 Nuk kam ambicie për poste apo për t’u parë si rival nga askush. Nuk dua poste në strukturat e Partisë Demokratike. 

 

Unë do të mbështesë çdo kandidat që Partia Demokratike do të propozojë për Bashkinë e Lushnjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy