Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 4 persona në Berat

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 4 persona në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar 4 persona cilët shpërndanin lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit “INVESTIGATIONS” u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E. V., 45 vjeç, banues në Kuçovë, pronari i lokalit ku shitej dhe përdorej drogë, si dhe shtetasit K. D., 27 vjeç, banues në Fier, K. I., 30 vjeç, banues në Përmet, dhe R. Z., 22 vjeç, banues në Kuçovë, që dyshohen se shpërndanin lëndën narkotike.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 1 peshore elektronike, 4 aparate celularë, pajisje elektronike, 3 automjete dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy