Rrëfimi pa komplekse i Aurel Thëllimit: Më pëlqen tradhtia (VIDEO)

Rrëfimi pa komplekse i Aurel Thëllimit: Më pëlqen tradhtia (VIDEO)

Baritoni Aurel Thëllimi ishte i ftuari i radhës në emisionin “Dasara Radio Show”. Pas suksesit të shfaqjes me regji të sopranos Inva Mula, “Peshkatarët e perlave”, e cila u shfaq për tre ditë me radhë në Pallatin e Kongreseve, Thëllimi ndau me Dasarën emocionet e shfaqjes, por edhe atë që mendon për tradhtinë në çift.

Në kulmin e debatit që hapi një deklaratë e imamit Elvis Naçi lidhur me tradhtinë dhe rolin e gruas si bashkëshorte, Thëllimi nuk ngurroi të ndante me dëgjuesit e MCN Radios dhe shikuesit e Tema TV mendimin e tij për tradhtinë.

I pyetur nga Dasara në lidhje me rolin e Nourabadis-it, me të cilin shkëlqeu në skenë, Thëllimi u ndal në momentin më pikant të personazhit të tij dhe gjeti rastin të shtojë se artistët shpesh interpretojnë ndjesi që vetë nuk i kanë.

“Është një mallkim në momentin që gjej Lejlën dhe Nadirin duke u puthur, është një mallkim. Unë nuk jam kjo lloj natyre, prandaj artisti e ka të vështirë se duhet të fusë brenda vetes gjëra që nuk i ka. Mua më pëlqen të dashuroj, edhe tradhtia më pëlqen në fund të fundit. Më pëlqen dhe mendoj se njeriu kur niset për të tradhtuar, ka konsumuar gjërat e vjetra dhe është në kërkim të të rejave. Njeriu është në kërkim të të resë tërë jetën”, tha ai.

Pas komentit të Dasarës për mënyrën e drejtpërdrejtë dhe pa komplekse të të thënit të gjërave, Thëllimi shtoi: “Në momentin që ti gënjen veten, do të thotë se ti nuk jeton. Çdo njeri nxjerr konkluzione mbi mënyrën sesi jeton”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy