Alfano: Ballkani Perëndimor në BE, sinjalet janë pozitive

Alfano: Ballkani Perëndimor në BE, sinjalet janë pozitive

Samiti i Triestes përbën një hap thelbësor për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, thotë se sinjalet janë pozitive.

“Ballkani Perëndimor është një zonë që në të shkuarën ka njohur luftëra dhe situata të rënda, por edhe sot paraqet një rajon që karakterizohet nga kompleksiteti.

Mund të quhet një zonë e paqëdrueshme nëse e krahason me Bashkimin Europian, por e sigurt është që kjo paqëndrueshmëri është shumë më e vogël se pak vite më parë. Besoj se kemi arsye të ushqejmë njëfarë optimizmi, sepse sinjalet pozitive janë shumë. Bashkëpunimi rajonal është i gjallë dhe zhvillohet si në nivelin bilateral, edhe në fushën e organizatave ndërkombëtare.

Sinqerisht, nuk besoj se të ndalesh në deklarata të caktuara të liderëve rajonalë për të nxjerrë indicie që tregojnë përkeqësim të klimës i bën mirë Ballkanit Perëndimor apo Europës. Por ajo është është me rëndësi është fakti se duhet shfrytëzuar çdo mundësi për të nxitur integrimin në Europë të vendeve të Ballkanit”, thotë Alfano në një intervistë për mediat italiane

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy