Drejtuesja artistike e “Elite Events”, Jonida Dollani dhe planifikuesja e eventeve në të njëjtën kompani, Klea Yzo, flasin për trendet e arredimeve festive këtë fundvit.
Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dollani tha se është shumë e rëndësishme që gjërat t’i bësh edhe me çfarë ke në shtëpi.
Në familjet tona kemi fruta, lule. Mund të përfshihen të gjitha dhe të përdoren për dekor. Duhen përfshirë të gjithë elementët, se edhe ushqimi mund të përdoret për dekor. Amvisat shqiptare duhet të punojnë me këtë idenë. Në masë janë te tradicionalja, përfshihet jeshilja e butë. Na sjellin dhe ide të gatshme, por tani e kanë kuptuar që kjo është një punë krijuese dhe mund të krijosh.
Janë bindur që puna me dorë nuk është fikse. Bredhi sjell freski, idenë tipike të festave. Bredhi ka të mirën që reziston dhe për dhjetorin dhe janarin. Shqiptarët i kushtojnë rëndësi dekorit. Familjet i kushtojnë rëndësi paraqitjes në rrjetet sociale. Krahas fundvitit edhe vera është goxha e ngarkuar, për shkak se ka shumë dasma.
Fituam çmimin “Trend awards” për dekorin. Origjinaliteti është shumë i rëndësishëm por duhet të përshtatesh edhe me tregun shqiptar. I përthithin risitë, por në fund duan t’i bëjnë sipas mënyrës së tyre. Kemi dhjetë vite dhe të gjithë ata që na e kanë lënë në dorë, kanë mbetur të kënaqur.
Nga ana e saj Yzo shtoi se tavolina e dekorit merr shumë kohë.
Fruta perimet janë kthyer trend i paparë. Speci, brokoli dhe lulelakra e kuqe, ndërthuren me njëra tjetrën. Nëse jemi te tematika e kuqe jemi te shega, molla, rrushi i kuq. Vitet e fundit fundviti është sezon goxha i ngarkuar. Tek secili klient ndjejmë gatishmërinë për të bërë atë lloj dekori.



