Nga një ilaç për osteoporozën zbulohet një kurë e re për rënien e flokëve

Nga një ilaç për osteoporozën zbulohet një kurë e re për rënien e flokëve

Një kurë e re për ata që e vuajnë humbjen e flokëve me kalimin e moshës është zbuluar gjatë përdorimit të një ilaçi që fillimisht ishte krijuar për të trajtuar osteoporozën. Studiuesit kanë zbuluar se ky ilaç pati një efekt të menjëhershëm në folikulat e qimeve në laborator, duke stimuluar rritjen e tyre. Drejtuesi i studimit, dr.Nathan Hawkshaw, nga Universiteti i Manchester-it, thotë se ky zbulim do të sjellë një ndryshim të madh për njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve.

Deri tani, dy lloj ilaçesh janë përdorur për të trajtuar alopecinë (rënia e flokëve): Minoxidil për femra dhe meshkuj dhe Finasteride, vetëm për meshkuj. Të dy këto ilaçe kanë efekte anësore dhe nuk kanë rezultuar gjithmonë efektive, çka i ka detyruar pacientët t’u drejtohen klinikave të mbjelljes së flokëve.

Studimi i fundit, i publikuar në “Plos Biology”, është produkt i eksperimenteve të kryera në laborator me mostra që përmbanin skalp me folikula flokësh nga më shumë se 40 pacientë që kanë kryer transplant flokësh. / BBC / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy