U luajtën ditën e sotme, 6 ndeshje, të vlefshme për turin e parë në Kupën e Shqipërisë.
Në grupin A, Partizani që luajti ndeshjen e parë në stadiumin e ri, nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Orikut.
Tirana nuk fali nga Veleçikut, duke triumfuar pastër në transfertë me rezultatin 0-3. Fitore regjistroi edhe Lushnja, që mposhti 2-0 Tërbunin, ndërsa më herët Dinamo fitoi minimalisht ndaj Butrintit.
Në grupin B, Burreli mposhti 2-1 Tomorin, ndërsa Egnatia kaloi pa shumë vështirësi Shkumbinin, duke fituar 0-3.



