Mustafi: Ndërkombëtarizohet spastrimi administrativ i Serbisë në Preshevë

Mustafi: Ndërkombëtarizohet spastrimi administrativ i Serbisë në Preshevë

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, për shqetësimin për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pasi Komisioni Europian është vënë në dijeni, shpreh besimin se ndërkombëtarizimi i kësaj çështje ka marrë rrugën e vetë.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai e krahasoi pasivizimin e adresave të shqiptarëve si spastrim etnik me mjete administrative.

Për ne rëndësi ka vendimi i Gjykatës Kushtetuese për qytetarin Safet Demiri, i cili i ka kaluar të gjitha hallkat gjyqësore dhe tani është në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe do bëhet rasti i parë që do gjykohet nga drejtësia europiane.

Rëndësi për ne që përveç Këshillit të Europës, kjo çështje është futur edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut.

Kjo nuk e ndal këtë proces diskriminues që shqiptarët i lë pa banesa, pa adresë. Me mjete administrative bëhet spastrimi etnik.

Te shqiptarët që ndodhen në Luginë, policia shkon dhe sheh nëse një shqiptar nuk është duke jetuar atje, pas konstatimin kryhen disa procedura në polici.

Problemi nuk është si procedurë. Problemi është kur qytetari përditëson dokumentet e tij të identifikimit, pasaportë.

Në atë moment njoftohet se nuk mund të nxjerrë një dokument identifikimi.

Në mungesë të një dokumenti identifikimi, shqiptarët nuk mund të votojnë dhe as të jenë pjesë e ndonjë procesi tjetër.

Numri varion dhe askush nuk e ka numrin e saktë, por në vitin 2016 thuhej mbi 4 mijë, por një raport tjetër flet për mbi 6 mijë.

Me pasivizimin e adresave të banimit, në Serbi janë përgatitur për një proces tjetër nga sa kanë ndodhur më parë për Luginën.

Besoj se shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe Lugina e Preshevës kërkon një zgjidhje politike, për liri, barazi dhe drejtësi.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2022 janë mbi 62 mijë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Ndërkohë shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në institucione, kemi vetëm një deputet Shuaip Kamberi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy