Video/ Gjendet i vrarë një 34-vjeçar në Fushë-Krujë, familja e gjeti në mëngjes në një kanal

Video/ Gjendet i vrarë një 34-vjeçar në Fushë-Krujë, familja e gjeti në mëngjes në një kanal

Identifikohet 34-vjeçari që u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Krujë është identifikuar. MCN mëson se ai është Indrit Ndoj dhe është gjetur në një kanal afër rrugës nga familjarët e tij.

Këta të fundit kishin dalë për të shkuar në punë dhe në rrugë kanë parë Indritin të pajetë. 34-vjeçari dhe familja e tij nuk raportohet të kenë pasur konflikte me njeri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës. I riu jetonte vetëm në një shtëpi në fshatin Hasan, ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.

Indrit Ndoj është arrestuar vitin që shkoi pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Ndoj u kap në flagrancë nga policia duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Paraprakisht vrasja e tij dyshohet se mund të ketë ndodhur për ndonjë konflikt të çastit të të riut me dikë, pasi nuk raportohet që ai të ketë hasmëri apo probleme me njeri përpos të kaluarës së tij që lidhet me trafik klandestinësh.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy