
Nusret Gokçe, kuzhinieri që është kthyer në fenomen në rrjetet sociale, është nën hetim. Dhe investigimet nuk kanë lidhje as me bizneset e tij luksoze apo me mënyrën si gatuan, por për një video që posto në Insta Story, ku në një moment dukej organi gjenital.
Ishte një nga ndjekësit që u ankua duke thënë se, videoja shkel moralin e njerëzve. Prokuroria nisi një hetim kundër Nusret Gokçe, i cili ka 33 milionë ndjekës në Instagram.
Në videon që nxiti kritika, Nusret shfaqen në dhomën e gjumit me rrobdeshamber, kur hidhet mbi krevat dhe ky është momenti kur duken pjesët intime. Ishte një qytetar, i cili e ndiqte në rrjetin social, që paraqiti ankesën në Prokurori për të shprehur shqetësimin.
Sipas mediave turke, qytetari paraqiti një ankesë së bashku me imazhin e videos.
Pas denoncimit, Prokuroria njoftohet se ka nisur një investigim për fenomenin Nusret.
MCN.al



