Topalli: Basha është vetë non grata, partinë e “pastroi” pas marrëveshjes me Ramën

Topalli: Basha është vetë non grata, partinë e “pastroi” pas marrëveshjes me Ramën

Për Jozefina Topallin, vendimi për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, nuk ishte i papritur nga Basha. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Topalli tha se pastrimi i PD-së ka nisur që pas marrëveshjes Rama-Basha në 2017-n.  Topalli tha se Basha është vetë non grata në SHBA, por i pashpallur.

Një gjë e kam menduar gjithmonë: ai bëri publike atë që me vite me radhë ka bërë realisht. Arsyetimi i tij është në kontradiksion me çdo gjë që ndodh në zhvillimet politike. Shpallet non grata ish-kryeministri që nuk kishte asnjë vendimmarrje. Kur ai ka përjashtuar ish-ministra, e ka bërë pas marrëveshjes me Edi Ramën. Pastrimi i PD është bërë pas marrëveshjes me Edi Ramën. Absurdi është që ai vetë është non grata, por nuk është i shpallur. Ai u detyrohet shqiptarëve një shpjegim. Ambasadorja tha që liderët mbajnë vetë përgjegjësi dhe ne nuk bëjmë presion. Thika e Brutit ka filluar shumë më herët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy