Protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë, policia i shpërndan nëpër rrugica me ujë dhe gaz lotsjellës

Protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë, policia i shpërndan nëpër rrugica me ujë dhe gaz lotsjellës

Gurë, molotovë e fishekzjarrë drejt policisë, gaz lotsjellës. E njëjta panoramë dhune edhe në ditën e tetë të protestave në Tiranë, e cila nisi e qetë para Kryeministrisë, por përshkallëzoi në orët e mbrëmjes.

 

Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa turma e të rinjve është zhvendosur nga qendra e qytetit drejt akseve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës. 

 

Për të ngadalësuar avancimin e mjeteve të blinduara dhe furgonave të policisë, protestuesit kanë filluar të vendosin barriera dhe barrikada të improvizuara me mjetet rrethanore përgjatë rrugës, duke dëshmuar një ashpërsim të rezistencës në terren.

 

Sipas informacionet e fundit, vatra më e nxehtë e përplasjeve është zhvendosur në zonën e "Myslym Shyrit", në afërsi të Gjykatës së Lartë, ku pas pak momentesh qetësie kanë nisur sërish tensionet e ashpra.

 

Protestuesit hedhin fishekzjarrë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit tenton t'i shpërndajë ata me ujë dhe gaz lotsjellës. Policia është vënë në ndjekje të protestuesve me autobotin e ujit në zonën e 'Myslym Shyrit' dhe, si pasojë e kësaj ndërhyrjeje, protestuesit janë shpërndarë me shpejtësi në drejtime të ndryshme të rrugëve dytësore të Tiranës.

 

Nga vëzhgimi i lëvizjeve të forcave të rendit, vihet re se strategjia e përdorur nga Policia e Shtetit mbetet e njëjtë me atë të netëve të kaluara, duke synuar lodhjen dhe fragmentimin e turmës. Kjo taktikë po e bën më të vështirë manovrimin e protestuesve, pasi atyre u duhet pak kohë që të rigrupohen dhe të rikthehen sërish në akset kryesore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy