Gjatë përmbytjeve të ditëve të fundit, Ushtria Shqiptare shpëtoi 1112 jetë njerëzore. Shifrën e bën të ditur për TemA TV, Koloneli i Forcave të Armatosura, Gasper Lala. Ai thotë se u dëmtuan 65 ura, ndërsa detajon edhe zonat që u prekën më tepër nga vërshimi i ujërave.
Gasper Lala
Informacionet që kemi janë dëmtuar 65 ura. Dëmtimet ka pas të karakterit që ka pas edhe riparim të menjëhershëm, por ka pas edhe ura që duhet të presin pak kohë. Aktualishtë ne jemi në verifikimin e urave, ka dhe një ndihmë nga Kosova rreth 100 metra urë dhe janë nisur sot në drejtim të Dropullit, do të ndërhyjmë në Delvinë dhe kemi riparuar një urë këtu në fashatin Pezë.
Jetë njerzish më rezulton nga evidencat që kemi ne janë rreth 1012 persona që janë nxjerrë nga një situatë shumë e vështirë vetëm nga forcat e armatosura. Janë nxjerrë me gomone, me varka dhe operacione ajërore me helicopter.
Gjithsej kanë marrë pjesë 2917 forca dhe 539 mjete. Këto janë të shpërndarë sipas rëndësisë së operacionit, sipas rrezikshëmrisë dhe sipas situatës që kërkohet. Emergjencat në të gjitha rastet dhe në situatën ku ishim më të rrezikshme ndodhen në zonën e Kasharit në Derven të Kurbinit në Darëzezë të Fierit, tek Ura e Mifolit, në fshatin Ferras në Fier si rezultat I daljes së shtratit të Vjosës gjëndja ishte shumë e rënduar.
Njëkohësisht vështirësi patëm dhe tek centralet elektrike, tek centrali I Kasharit, tek centrali i Valiasit dhe Centrali në Korcë pasi duheshin instaluar të gjitha linjat.



