
Autoritetet izraelite kanë nisur kërkimet për 6 të burgosur palestinezë që u arratisën nga një nga burgjet më të sigurta të vendit brenda natës.
Burrat besohet të kenë hapur një tunel nga qelia e tyre deri te rruga jashtë burgut. Besohet se të arratisurit kishin muaj që gërmonin nga qelia e tyre.
Zyrtarët u alarmuan nga fermerët të cilët i vunë re që vraponin nëpër ara.
Të arratisurit janë një ish-udhëheqës i grupit militant “Brigada e Dëshmorëve Al-Aksa” dhe pesë anëtarë të “Xhihadit Islamik”.
Një zyrtar i shërbimit të burgut izraelit e përshkroi arratisjen si "një dështim i madh i sigurisë dhe inteligjencës"; Grupet militante palestineze e përshëndetën atë si "heroike".

Alarmi u ngrit në burgun Gilboa, një strukturë e sigurisë së lartë në Izraelin verior të njohur si "Të Sigurt", kur autoritetet morën raporte nga fermerët vendas për "fytyra të dyshimta" në fushat bujqësore aty pranë.
Kur stafi i burgut bëri një numër të personelit në orën 04:00 (01:00 GMT), ata zbuluan se gjashtë të burgosur ishin zhdukur.
Besohet se palestinezët kanë dalë nga qelia duke hapur një vrimë në dyshemenë e banjës së tyre.
Fotografitë dhe videot tregonin zyrtarët që inspektonin një vrimë të vogël nën lavaman dhe një vrimë tjetër në mes të një rruge që kalonte përgjatë mureve të burgut .
“Jerusalem Post” raportoi se të burgosurit kishin përdorur një lugë të ndryshkur që e kishin fshehur pas një posteri .
Shërbimi i sigurisë “Shin Bet” tha se besonte se ata kishin qenë në kontakt me njerëz jashtë burgut duke përdorur një telefon celular të kontrabanduar dhe se ata ishin transportuar me një makinë.



