Atentatori i Stambollit nuk është 28-vjeçari kirgis Ihake Mashrapov. Ndryshe nga sa pretendohej nga televizioni shtetëror turk, TRT, Mashrapov ka hedhur poshtë çdo aludim për përfshirjen e tij në sulmin që u mori jetën dhjetëra njerëzve.
Mashrapov thotë se e kanë ngatërruar me autorin e vërtetë të ngjarjes për shkak të ngjashmërisë fizike, por është liruar nga policia pas një kontrolli në aeroportin e Stambollit.
Sipas televizionit kirgis, Akipress, Mashrapov ka qëndruar në Turqi në 28-30 dhjetor, ndërsa natën e sulmit ndodhej në Kirgistan.
Ndërkohë ka shkuar në 14 numri i të dyshuarve si bashkëpunëtorë të autorit të sulmit në klubin e natës “Reina”.



