Biden takim me Papa Françeskun, vizita e fundit jashtë vendit në Romë dhe Vatikan

Biden takim me Papa Françeskun, vizita e fundit jashtë vendit në Romë dhe Vatikan

Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të udhëtojë në Itali në turin e tij të fundit jashtë vendit përpara se të lërë mandatin.

Muajin e ardhshëm, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të jetë në Romë dhe Vatikan për t'u takuar me Papa Françeskun dhe zyrtarë të lartë italianë.

Drupal Ad

Presidenti pranoi ftesën e Papa Françeskut për të vizituar Vatikanin gjatë një bisede të enjten. Ata do të diskutojnë për sfidat e rëndësishme me të cilat përballet bota.

Presidenti Baiden do të takohet gjithashtu me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe presidentin Sergio Mattarella.

Presidenti mbërrin në Vatikan menjëherë pasi fillon Vitin e Shenjtë, i cili hapet zyrtarisht në prag të Krishtlindjeve.

Kjo festë katolike inkurajon besimtarët të bëjnë pelegrinazhe në Romë për t'u lutur te varret e shenjtorëve Shën Pjetri dhe Shën Pali.

Sipas mediave amerikane, presidenti i fundit që udhëtoi jashtë vendit në muajin e fundit të presidencës së tij ishte Xhorxh Bushi i parë, i cili shkoi në Moskë për të nënshkruar një traktat bërthamor dhe në Paris për bisedime rreth luftës në Bosnje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy