Një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike, është vënë në pranga në Dibër, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 50”.
Shtetasi E. T., i njohur edhe me identitetin E. E., rezulton i dënuar nga Gjykata e L’Aquilas në Itali për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, që parashikon mbi 4 vite burg.
Autoritetet shqiptare dhe ato italiane janë në proces për të përfunduar procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë.



