Manchester City nuk e largon Bytyçin pas tërheqjes nga futbolli, i ofron post të ri në klub

Manchester City nuk e largon Bytyçin pas tërheqjes nga futbolli, i ofron post të ri në klub

Konsiderohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar, por tashmë do të mbahet mend vetëm për faktin se i ka dhënë fund karrierës në një moshë shumë të re.

Për shkak të problemeve në zemër Sinan Bytyçi ka vendosur t’i thotë stop futbollit në moshën 22-vjeçare, raporton “Daily Mail”,

I dalë nga akademia e Manchester City, futbollisti që ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa të Austrisë dhe atë të Kosovës ka hequr dorë nga ëndrra e tij dhe tanimë do t’i përkushtohet një tjetër profesioni. I huazuar nga Manchester City te Go Ahed Eagles në kategorinë e dytë holandeze, Bytyçi me këshillën e mjekëve vendosi të tërhiqet nga futbolli. Ai konfirmoi diçka të tillë në intervistën e gjatë për “Daily Mail”.

Konsiderohej vetë një talent i madh por për fatin e tij të keq tashmë Bytyçi duhet të spikasë klasin e të tjerë talenteve.

“Nuk mund ta ndryshojë të djeshmen, por mund ta ndryshojë të nesërmen”, shtoi Sinani për “Daily Mail”. “Mund të shkoj në shtëpi dhe të qaj, ose të vazhdoj para”.

Sinani i është mirënjohës Cityt që kanë vendosur ta mbajnë në skuadër. “Ndoshta dy nga 10 klube mund të shprehin dëshirë për të të mbajtur”.

“Dua t’i falënderoj për këtë shans. Për mua puna më e mirë në botë është të paguhem duke luajtur futboll dhe e dyta më e mirë të paguhesh të shikosh futboll”.

Bytyçi u ndal për pak, dhe më pas shtoi: “Jam shumë i lumtur”, raporton “Daily Mail”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy