Çështja “Balluku”/ Gërdupi: Kërkesa në Kushtetuese nuk është bërë nga Kryeministri, por nga Këshilli i Ministrave

Çështja “Balluku”/ Gërdupi: Kërkesa në Kushtetuese nuk është bërë nga Kryeministri, por nga Këshilli i Ministrave

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë pritet të mblidhet javën e ardhshme për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga Kryeministria në lidhje me çështjen e njohur si “Balluku”.

Por avokati Ilir Gërdupi, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, sqaroi se kërkesa nuk është bërë nga Kryeministri, por nga Këshilli i Ministrave.

Sa i përket kërkesës, pavarësisht se Kushtetuta parashikon që Kryeministri mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ajo njëkohësisht i referohet çdo institucioni të përcaktuar në Kushtetutë kur bëhet fjalë për konfliktet e kompetencave. 

Në rastin konkret nuk është e saktë të thuhet se kërkesa është depozituar nga Kryeministri, pasi ajo është dërguar në emër të Këshillit të Ministrave.

Subjekti që pretendohet se është cenuar nga një akt dhe një konflikt pushteti është Këshilli i Ministrave. 

Kërkesa për Ballukun është që vendimi i pezullimit nga detyra të pezullohet nga Gjykata Kushtetuese. Do të duhet që mbledhja e 8 gjyqtarëve që janë aktualisht në detyrë të vendosin nëse vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të pezullojë efektet e veta deri në shqyrtimin e gjykatës kushtetuese, ose jo.

Nuk ka patur raste të deritanishme që Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, pa patur më pas ezaurimin e Apelit dhe Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht unë nuk mund t'ju them sa janë gjasat që kjo të ndodhë, sepse është një rast krejt i paprecedent që nuk ka ndodhur më parë.

Në rastin konkret, ne kemi një kërkesë që të pezullohet një vendim që është i Shkallës së Parë, pra pa u shqyrtuar ende nga Apeli dhe nga Gjykata e Lartë.

Dhe rrjedhimisht, nuk e di nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë në gjendje, do të ketë edhe kompetencën ligjore që të mund të thotë që të pezullojë një vendim, i cili pezullon zonjën Balluku nga detyra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy