250 euro, është çmimi maksimal që një student paguan për një diplomë master dhe jo më shumë se 200 mijë lekë të vjetra për një diplomë bachelor.
Ky është çmimi që kushton një diplomë në të cilën kontributi i vetëm i studentit janë vlerat monetare që paguan.
Ky ka qenë edhe fokusi i emisionit “Përtej” mbrëmjen e të martës, ku në ekranin e MCN TV u shfaq investigimi i plotë.
Në 50 minuta u shfaqën prova që agjencitë online të bërjes së diplomave jo vetëm ekzistonin, por ishin shndërruar në një bizes të sukseshëm.
Gjithashtu nëpërmjet zërave të studentëve si dhe drejtuesve të fakulteteve, doli në pah që ky fenomen ishte diçka e njohur në ambientet akademike.
Por edhe pse një fenomen i njohur shumë pak është bërë për ta ndaluar atë.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni emisionin e plotë:



