Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, për zgjedhjen e Donald Trump si President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thotë se mbetet të shihet roli i tij në çështjen e Kosovës.
Duke folur për MCN Live, Spahiu deklaroi se tashmë sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është rrumbullakosur dhe nuk negociohen.
Belaxhiu kryesor i rajonit është Serbia dhe sjellja ndaj Serbisë përcakton se çfarë do të jetë e ardhmja e Ballkanit.
Serbët janë të gëzuar nga zgjedhja e Trump se dhe ata presin të ndalet lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, të cilën e shohin si fatkeqe, sepse të dy vendet serbët i konsiderojnë vëllezër.
Nëse Trump arrin të ndalë këtë luftë qoftë në dobi të njërës palë apo tjetrës, serbët janë të gëzuar.
Por implikimi i Trump për rajonin... Për Kosovën, sovraniteti dhe integriteti i saj territorial është rrumbullaksuar.
Nuk është më Veriu që formalisht ishte pjesë e Kosovës dhe kontrollohej nga Serbia, tani kontrollohet nga institucionet e Kosovës dhe nuk mund të bëhet pazar me të.
Kur edhe formalisht dhe faktikisht është një gjendje, nuk diskutohet më për atë gjë.
Problematike në raportet Kosovë-Serbi, është mosnjohja ndaj Kosovës dhe kërkon kompromise të caktuara për ta bërë këtë njohje.
Marrëveshja tashmë është kryer, negociatat kanë përfunduar, BE, SHBA e kanë kryer pazarin, se si do të jetë njohja.
Njohja do të jetë me heshtje me hapjen e institucioneve diplomatike në Prishtinë dhe Beograd dhe njohja do të bëhet përmes asociacionit të komunave me shumicë serbe.
E vetmja problematikë që ka ngelur është renditja se çfarë do të kryhet më parë.
Beogradi kërkon që Kosova të bëj asociacionin dhe më pas të shihet, por Kryeministri Kurti kërkon që këto gjëra të bëhen njëkohësisht.
Tashmë mbetet të shihet se çfarë presioni do të bëjë mbi palët presidenca e Trump.
Apo do e lërë nën hije këtë çështje dhe do presë që gjërat të ecin vetë dhe të merret me Ukrainën dhe çështjet e tjera, apo do të bëjë presion mbi palët që vendosja e paqes në Ballkan të shërbejë si stimul se çfarë do të bëhet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Tërheqja e trupave nga Kosova, nuk besoj të ndodhë në presidencën e parë.
Nëse do të kishte dashur, do e kishte bërë që në mandatin e parë.
Numri i forcave amerikane në Kosovë është jashtëzakonisht i vogël, krahasuar me praninë që forcat e SHBA kanë në vende të ndryshme të botës.
Ndërsa lidhur me politikën e jashtme të SHBA, Spahiu u shpreh se Donald Trump konsideron rivalin kryesor Kinën dhe kjo implikon strategji të ndryshme dhe reflekton në mbarë botën.
“Rusia është gëzuar më shumë nga ardhja e Trump në pushtet. Zotimi i Presidentit Trump që të ndalë luftën në Ukrainë, duket i natyrshëm, nuk e di se sa do ia arrijë. Një ndalje e luftës në Ukrainë, do të thoshte sakrifikim i interesave të Ukrainës, si do jetë mjeshtëria e daljes nga kriza e Donald Trump mbetet për tu parë.



