TVSH për arsimin privat, Tola: Është një kalkulim për të balancuar buxhetin e shtetit (VIDEO)

TVSH për arsimin privat, Tola: Është një kalkulim për të balancuar buxhetin e shtetit (VIDEO)

Në korrik të këtij viti, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj përpara se të largohej nga detyra njoftoi se qeveria po shqyrtonte vendosjen e TVSH-së në shëndetësi dhe në arsim për shkollat dhe universitetet private.

Nëse miratohet nisma mbi rritjen e TVSH-së për arsimin privat, sipas Shoqatës së Shkollave Jopublike të Shqipërisë, rreth 50.000 familje të shtresës së mesme do të paguajnë 20% më shtrenjtë për shkollimin e fëmijëve të tyre.

Lidhur me këtë, eksperti i ekonomisë Igli Tola në një lidhje skype me ‘MCN Live’ u shpreh se rikthimi i tvsh në arsim nuk është hera e parë që ndodh. Ai tha se arsyeja e vërtetë është për të balancuar të ardhurat me shpenzimet publike të cilat e bëjnë të vështirë të sigurohen sidomos pas vendimit për rritje të pagave.

Kjo ishte një ndryshim në ligjin e Tvsh e paralajmëruar që në qershor sepse po të kemi parasysh paketat e rritjes së pagave duhet gjetur mënyra për tu financuar dhe normalisht qeveria ju kthye disa rrugëve që linte si mundësi kthimin e Tvsh për arsimin privat. Normalisht rikthimi i Tvsh për arsimin nuk është hera e parë që po ndodh, kjo Tvsh konsiderohet për të subvencionuar një shërbim dhe ndërmerret një politikë e tillë, por tashmë jemi para një momenti që kemi 80 mijë studentë që çdo vit frekuentojnë shkolla të shërbimit privat.

Më tej ai shtoi se nga kjo goditet shtresa e mesme sepse shpenzimet për të ndjekur një vit studimi në privat dhe për të atribuuar shpenzime të tilla patjetër që një familje e varfër e ka të pamundur sidomos në kushte inflacioni.

Ky është një shërbim që i shërben më shumë shtresës së mesme dhe të pasur. Qeveria vendos të ndërmarrë një nismë të tillë si nevojë buxhetore, kemi rritje të shpenzimeve për shkak të rritjes së pagave, dhe rritja e të ardhurave buxhetore ishte një rritje afatshkurtër dhe duke u ulur konsumi ulet dhe për të përballuar shpenzimet e shtuara ju rikthye aplikimit të Tvsh. Kjo tvsh për arsimin parashikon të sjell 200-250 mln euro të ardhura në buxhetin e shtetit.

Në vijim Tola theksoi se aplikimi për Tvsh në arsim dhe shëndetësi nuk është se kemi një hov cilësor në arsim apo atë shëndetësor, por është thjeshtë kalkulim aritmetik dhe për të balancuar buxhetin.

Shtresa e varfër që është më e prekura gjendet gjithmonë mënyra për tu goditur apo vilet prej kësaj shtrese që konsiderohet dhe më e kamura në vend. Për sa kohe që kanë nxënës të regjistruar është e vështirë të kemi manipulim me të ardhurat e mbledhura sepse duhet të ketë çdo student numër matrikullimi. Manipulimet me të ardhurat në këtë mes është shumë i vështirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy