Qëndrimi i ri i DASH për non-gratën e Berishës/ Bushati: Shpullë në fytyrë për ata që prej katër vitesh na kanë ‘çarë kokën’ për Amerikën

Qëndrimi i ri i DASH për non-gratën e Berishës/ Bushati: Shpullë në fytyrë për ata që prej katër vitesh na kanë ‘çarë kokën’ për Amerikën

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të paeskspozuarit” në MCN TV, komentoi qëndrimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Sali Berishën, duke e cilësuar si një kthesë që sfidon narrativën politike të katër viteve të fundit në Shqipëri.

Drupal Ad

Bushati tha se lajmi se Berisha mund të udhëtojë lirshëm drejt SHBA-së nuk përbën ende një zhbërje formale të shpalljes "non grata", por një zhvlerësim të saj, duke sugjeruar se kemi të bëjmë me një lëvizje politike, jo ligjore.

Ai ishte i ashpër në vlerësimin e ndikimit që ky zhvillim ka mbi ata që, sipas tij, e dogmatizuan qëndrimin amerikan, duke e përdorur si argument për të justifikuar qëndrime të njëanshme politike. 

Është një 'shpullë fytyre' për të gjithë ata që na kanë çarë kokën me ‘e tha Amerika, e tha Zoti’, që bënin gjithçka sipas ‘aleatit strategjik’, pavarësisht bindjeve apo realitetit.

Nuk kemi një anulim apo zyrtarisht një tërheqje të non-gratës. Është një zhvlerësim, një akt që ndoshta është fryt lobimi apo një vendimmarrje tjetër brenda administratës amerikane, por që në thelb i bie ndesh gjithë asaj që është thënë për katër vite me radhë.

Berisha personalisht nuk ka marrë ende atë që dëshironte, një vendim të qartë për heqjen e shpalljes non grata, por se përmbysja e narrativës publike është zhvillimi më domethënës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy