Jason DeBolt, i cili filloi të blinte aksione në Tesla për vetëm 7.50 dollarë arrin të fitojë 12 milionë dollarë dhe të dalë në "pension" në moshën 39-vjeçare.
Ish-punonjës i Google, tani në Amazon, në 2013-ën mori një qasje krejtësisht ndryshe nga invesitorët e tjerë, duke dalë nga ky rrugëtim me 12 milionë dollarë në xhep.
Lajmi u komunikua nga i DeBolt në Twitter, ndërkohë që postimi i tij brenda pak orësh u bë viral.
Rrugëtimi i tij nuk mund të konsiderohet i lehtë, pasi vetëm vitin e kaluar, në një ditë të vetme humbi 1.3 milionë dollarë nga aksionet e Tesla, por megjithatë vendosi ti besonte ‘bastit’ të tij në tregun e aksioneve.
Ramp Capital, një blog financiar Amerikan, tregoi historinë e 39-vjeçarit që u dallua për "zellin dhe vendosmërinë e tij për të blerë dhe mbajtur me kalimin e kohës ndërsa kishte besim në një kompani të vetme".
Ramp kontaktoi DeBolt dhe e pyeti nëse ishte i shqetësuar për investimin në Tesla.
DeBolt aktualisht zotëron 14,850 aksione Tesla me një kosto mesatare prej 58 $ secila. Blerja e tij e parë ishte 2,500 aksione me 7,50 dollarë në 2013.
Ky investim tani vlen rreth 2,2 milion dollarë.
"Kjo kompani sapo ka filluar. Ne nuk mund të shohim një kompani si Tesla në 50 vitet e ardhshme," tha DeBolt.



