Në qershor të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë do të mundësojnë aplikimin e open banking përmes të cilit qytetarët mund të kryejnë të gjitha veprime bankare online përmes telefonit.
Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli thotë për MCN se për këtë proces janë investuar 80 milionë euro ndërsa jep garanci se kjo nuk mund të preket nga sulmet kibernetike.



