Gjykata e Posaçme njoftoi pak ditë më parë se SPAK kërkoi pushimin e hetimeve për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.
Lidhur me këtë në ‘MCN Live’, avokati Romeo Karaj ka shprehur dyshime të forta mbi mënyrën se si po funksionon sistemi i drejtësisë dhe institucionet e hetimit në Shqipëri.
Kara deklaroi se, në vlerësimin e tij, situata mund të interpretohet si një gabim procedural, por nuk përjashtoi as mundësinë e një skenari më të rëndë, që sipas tij do ta përkeqësonte edhe më shumë besimin e publikut te drejtësia.
Mendoj që është një gafë, por a është një lojë e madhe kjo në lidhje me çfarë po ndodh në Shqipëri, i mbyllin sytë dhe tërheqin akuzat. Por nëse është lojë është akoma më keq, por edhe një gafë e tillë nuk bëhet. Por supozojmë se zotëria është i pafajshëm, akuza nuk ndryshohet kështu se ky nuk është seriozitet.
Ai shtoi se ka pasur përvoja personale jo të mira me SPAK dhe GJKKO, por theksoi se në disa raste faktet kanë qenë të pranishme në proceset hetimore.
Sipas tij, mungesa e qartësisë në vendimmarrje dhe ndryshimet në qëndrimet institucionale krijojnë pasiguri juridike dhe kosto të lartë për individët e përfshirë në çështje penale.
Nuk kam ndonjë besim a kishte të drejtë SPAK kur ngriti akuzën apo tani, por nëse nuk ka të drejtë kostoja është shumë e madhe, se i bie që ne ja vumë damkën Myzyrajt e bëmë hajdut. Megjithatë unë prapë nuk jam i bindur sepse për mua duket njëlloj pazari.
Duke e zgjeruar kritikën e tij, Kara u ndal edhe te mënyra se si funksionon sistemi i karrierave dhe konkurrencës në Shqipëri, duke pretenduar se gara reale institucionale nuk ekziston.
Në Shqipëri s’ka garë fare, bëhet sikur ka garë por s’ka. Gara është vetëm në letër.Nuk mendoj se ka garë këtu, ka vetëm emërime. Pushteti është i mashtruesve dhe njerëzit po ikin natën me thes në kokë.



