Roveri “Curiosity” ka zbritur në Mars në vitin 2012. Që prej asaj kohe, ai i ka furnizuar shkencëtarët me foto nga planeti i kuq.
Këto janë pamjet e dërguara së fundmi nga Marsi.
Panorama e detajuar e planetit është ndërtuar në një mënyrë të veçantë.
Për të krijuar këto pamje janë mbledhur bashkë mbi 1 mijë foto, ose ndryshe 1.8 miliardë pixel.
Fotot janë shkrepur në harkun kohor mes mesditës dhe orës 14:00.



