
Çmimi i naftës ka pësuar rritje gjatë ditëve të fundit, teksa të enjten në tregjet me pakicë, një litër varionte nga 190-195 lekë/litër, duke shënuar një rritje të ndjeshme në raport me disa muaj më parë. T endenca e rritjes së çmimit ka nisur para disa muajsh, duke qenë se deri në muajin shtator, një litër kushtonte rreth 170 lekë, në tetor shkoi në 177 lekë/litër, ndërsa në nëntor- dhjetor në rreth 185 lekë/litër.
Dael Dervishi, ekspert ekonomie në një lidhje skype në studion e lajmeve në 'MCN Live' u shpreh se shkaku kryesor janë zhvillimet globale që kanë të bëjnë me energjinë në përgjithësi dhe kërkesën në rritje të prodhimit të hidrokarbureve.
Ai tha se ndikim ka pasur edhe për shkak të pandemisë, ndërsa theksoi se mbi 70% e çmimit të naftës shkon për taksa. Mes të tjerash Dervishi deklaroi se çmimi i taksës do jetë gjithmonë jo stabël sepse ne po përjetojmë një moment tranzicioni mes energjive dhe për të pasur një rregullim të tyre duhet një hetim i thelluar dhe i qartë.
Shkaku kryesor është i lidhur me zhvillimet globale që kanë të bëjnë me energjinë në përgjithësi. Ka pasur një disbalancë mes kërkesës dhe ofertës të produkteve të gazit, naftës etj dhe kjo si pasojë e pandemisë kështu që nga 2020 ne kemi pasur një krizë të thellë në sektorin e hidrokarbureve. Kjo lidhet dhe me faktin se ndryshimet javët e fundit bëjnë që nafta të ketë çmim jo stabël kujtojmë konfliktin e brendshëm në Kazakistan, apo atë konflikt të mundësh që mund të ndodhë në Ukrainë dhe kjo ka ndikimin e vet. I gjithë ky nervozizëm polik reflektohet te rritja e çmimeve të karburanteve.
Faktorët e brendshëm janë taksat ne kemi mbi 70% të cmimit të naftës që shkon për taksa dhe një pjesë e vogël mbetet nga çmimi real. Ndër vite qeveria ka ngarkuar me taksa të larta karburantet se mbase të mbledhësh taksë nga nafta është mënyra më e thjeshtë dhe komode. Është vështirë të abuzosh me sasinë e naftës, qeveria e kontrollon lehtë sa naftë konsumohet. Nëse disa taksa i kalojnë disa produkteve të tjera do na lehtësonin por kjo kërkon një hetim të thellë, duhet studim i kujdesshëm, prandaj reflektohen në naftë dhe prandaj rajoni mund ti ketë më të ulëta çmimet se taksat nuk janë kanë lënë të ngarkuara vetëm naftës.
Çmimi i taksës do jetë gjithmonë jo stabël sepse ne po përjetojmë një moment tranzicioni mes energjive fosile dhe të vjetra dhe mendoj se është momenti që energjia duhet të lihet e qetë nga taksat derisa të stabilizohet dhe njëherë derisa të gjejë një zgjidhje, dhe mendoj se është momenti për aq kohë sa qeveria ka gjetur këtë mënyrë që taksat ti marrë nga hidrokarburet. Është e nevojshme të bëhet studim i qartë sepse është e lehtë të themi hiq këtë taksë dhe kaloje te përdorimi i rrugës kështu që është e thjeshtë të hedhësh hipoteza por duhet studim se nëse e heq një vlerë nga një produkt duhet ët dish ku ta vendosësh. Nëse lirohet nafta apo gazi dhe ngarkohet një tjetër atëherë mund të ketë kuptim dhe të japë rezultat por duhet studiuar.



