
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, Komisioneri i BE-së për Drejtësi, Didier Reynders dhe Komisioneri i BE-së për Tregun e Vetëm, Thierry Breton dhe shefi i task forcës për të përshpejtuar prodhimin e vaksinave anti-Covid në Evropë po diskutojnë një paketë të re masash për heqjen e kufizimeve të udhëtimit.
Plani i BE-së për t’u dhënë mundësinë atyre që janë vaksinuar të udhëtojnë përsëri – e njohur ndryshe si "certifikata dixhitale e gjelbër" - do t'ua lërë në dorë vendeve anëtare vendimet kryesore, përfshirë edhe nëse do të pranojnë vaksinat ruse dhe kineze.
Sipas një drafti të planit, të cilit i referohet POLITICO, Komisioni Evropian do të propozojë që çdo vend i BE-së që lejon njerëzit e vaksinuar të kapërcejnë kufizimet e udhëtimit të lidhura me pandeminë - të tilla si testimi ose vetë-izolimi - duhet të pranojë certifikatat e vaksinimit të vendeve të tjera "nën të njëjtat kushte".
Por, në dokument thuhet se ky detyrim shtrihet vetëm te vaksinat e aprovuara nga BE COVID-19, që do të thotë se vaksinat e Rusisë Sputnik V dhe Kinës Sinopharm nuk do të mbulohen, pavarësisht faktit se disa vende të BE, të tilla si Hungaria, i kanë përdoruar ato. Megjithatë, drafti thekson se vendet e BE mund të zgjedhin të pranojnë vaksinat ruse dhe kineze sipas gjykimit të tyre.



