
171 janë punësuar në vitin 2022, 43 më shumë sesa viti 2021. Sipas kodit të punës të miturit mund të punësohen që nga mosha 16 vjeç, por i kanë të përcaktuara llojet e punës që mund të kryejnë si dhe orët që mund të punojnë.
Lidhur me këtë, eksperti i punësimit Erjon Muça në MCN Live deklaroi se fëmijët shfrytëzohen nga bizneset si pasojë e informalitetit.
Ai tha se aktualisht kemi rreth 4-5 mijë të mitur të punësuar dhe se shumica e tyre punojnë në bujqësi dhe turizëm. Sipas tij, tregu i punës ka nevojë për rreth 160 mijë punonjës, vakanca që kanë ardhur si rezultat i emigracionit.
Punësimi i të miturve në programet që kanë të bëjnë me mbështetjen drejt punësimit të tyre nuk duhet të vijnë si një përballje e menjëhershme e tyre me punën, por të rinjtë nga 14-16 vjeç duhet të përfshihen në aktivitete të pjesshme që lidhen me talentet e tyre nga e cila përmes projekteve të ndryshme një i ri mund të ketë dhe një të ardhme shtesë. Nga 16-18 vjec, puna që duhet të bëjë një i mitur është një punë me vështirësi të ulët fiziko-mendore kështu që në këtë kuadër do të thoja se punësimi i të miturve në Shqipëri ka ardhur si një fenomen i pacaktuar nga kompanitë, duke shfrytëzuar informalitetin e punës duke i ofruar ata përmes pagesave të vogla apo integrimi i tyre si rrjedhojë i nevojës së të miturit apo biznesit. Një fenomen që ka mbizotëruar dhe mbizotëron ende tashmë dhe më shumë në Shqipëri. Numri i të miturve është shumë i lartë brenda një viti që punojnë dhe trajtohen nga forma nga më të ndryshmet në punë.
Në vijim ai theksoi se përqindjet janë të ndryshueshme sepse ne kemi një të dhënë e cila është relativisht e vjetër sa i përket numrit total të fëmijëve të punësuar.
Mungesa e kontrollit është më tepër në rrethe të vogla apo zona rurale ku të miturit punën e shohin si një mjet mbijetesë apo për të mbajtur familjen dhe nuk bien në sy puna në të zezë. Informaliteti rritet në ato zona ku dhe në këtë rast ka të bëjë me informalitetin, aty ku është më i lartë numri i të miturve në funksion të mosdeklarimit është i lartë. Gjithsesi mendoj se të miturit punojnë më tepër në bujqësi, bareve, në industrinë e turizmit. Ndërsa kur them punojnë në bujqësi puna e të miturve është e ndryshme, si kur një i mitur angazhohet në një biznes familjar por nuk deklarohet sepse deklarohen vetëm prindërit për efekt dokumentacioni.
Ndërsa i pyetur se nga vjen kjo mungesë punëtorësh, Muça tha se si rezultat i numrit në rritje të emigrimit.
Tani mungesa për forcë punëtorë është e madhe. Tregu ka nevojë urgjente për 160 mijë punonjës të të gjitha niveleve. Kjo nuk është shifra më e lartë, ajo është normale është rritur emigracioni, por duke pasur 15 mijë punonjës më pak për shkak të emigracionit kjo ul fuqinë punëtore në treg.



