Shqipëria, vendi pa minimum jetik, Leka: E drejtë e mohuar, situata ekonomike skandaloze (VIDEO)

Shqipëria, vendi pa minimum jetik, Leka: E drejtë e mohuar, situata ekonomike skandaloze (VIDEO)

Aktivistë të Organizatës Politike në bashkëpunim me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, prej muajsh kanë punuar për hartimin e një projektligji për përcaktimin e minimumit jetik.

Lidhur me këtë, në studion e MCN Tv, aktivisti Klodi Leka ka sqaruar disa nga arsyet pse e kanë kërkuar këtë minimum jetik.

Ai tha se minimumi jetik është një mekanizëm që shteti të njohë qytetarin e tij si qenie njerëzore, pasi siç ai shprehet situata në Shqipëri është skandaloze. Sipas tij, qeveria përmes paketës së saj sociale ka rritur vetëm një kafe apo bukë në ditë.

Siç e thatë prej muajsh jemi duke punuar me Helsinkin i cili na ka dhënë një ndihmë falas ku përcaktojmë minimumin jetik. Së pari ai është mekanizëm për shtetin që njeh qytetarin e tij si qenie njerëzore. Është një e drejtë e vonuar dhe mohuar për shqiptarët. Qeveritë e njëpasnjëshme se kanë përcaktuar me ligj madje kjo e fundit refuzon të kryejë dhe studimin se sa të ardhura i mbeten një qytetari për të mbijetuar. Së dyti, situata në Shqipëri është skandaloze. Sipas të dhënave 620 mijë qytetarë në Shqipëri rrezikojnë të bien në varfëri. Situata ekonomike është skandaloze. Së treti e kërkojmë sepse politikat sociale janë shumë të keqe. Jemi me pagat më të ulëta. Ndihma sociale sot për një të papunë është 18 mijë lekë të vjetra. Shumica e pensionistëve me pension social marrin nga 80-100 mijë lekë të vjetra. Shifrat janë qesharake dhe për mua është mister se si mbijeton shqiptari me këto të ardhura. Paketa sociale e qeverisë si te e para dhe e dyta për shumicën e tyre që punojnë me pagën minimale ua rriti pagën vetëm me 20 mijë lekë të vjetra në muaj. Kurse pensionistëve u dhuroi vetëm 1 bukë në ditë. Këto janë arsyet pse kërkojmë minimum jetik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy