Kreu i PD Sali Berisha ka shprehur sot qëndrimin kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK-ut.
Duke bërë një rezyme të deklaratave të sotme të kryedemokratit, gazetari Arsen Rusta raporton:
“Berisha qëndroi për afro 10 minuta në SPAK ku firmosi praninë e tij në respekt të vendimit të gjykatës dhe më pas pati një deklaratë të gjatë para mediave. Z.Berisha është përgjigjur duke thënë se në mënyrë kategorike partia ime dhe unë s’jemi për zgjatjen e mandatit përtej 9 viteve të prokurorëve të SPAK, një kërkesë kjo e kahershme si e drejtuesit Kraja dhe Dumanit, dhe kërkesë e prokurorëve. Sipas Berishës ata që kërkojnë zgjatje mandati janë ata që kanë afera dhe duan të vazhdojnë marrëdhënien me krimin. Për ata që janë të ndershëm dhe kanë punuar në respekt të ligjit është krejt kohë e mjaftueshme. Po ashtu ka akuzuar, duke bërë një bilanc të konsideruar të zi të Dumanit, me fshehje të dosjeve të Ramës, familjarëve të tij. Ka deklaruar se SPAK ka mbyllur dosje të qeverisë. Ndalur te debati në distancë dhe reagimet ku kryeministri Rama ka folur për prani të agjentëve të BKH në Kryeministri me armë, z.Berisha tha se kjo tregon frikën e Ramës. I pyetur për Klodian Brahon, Berisha tha se ai është zgjedhur komform ligjit dhe kushtetutës, ndryshe nga paraardhësi i tij”.



