
Megan Fox do të botojë një libër me poezi. Aktorja e "Jennifer's Body" pritet të sjellë në nëntor librin e parë me titull "Pretty Boys are Poisonous", botuar nga Gallery Books.
Sipas përmbledhjes zyrtare, përgjatë 80 poezive të saj Fox “përshkruan të gjitha mënyrat se si ne përshtatemi në formën e atyre që duam, edhe nëse kjo do të thotë të humbasim veten gjatë procesit.
Këto poezi u shkruan në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Unë e kam kaluar gjithë jetën duke ruajtur sekretet e njerëzve, trupi im dhemb nga bartja e peshës së mëkateve të tyre.
Liria ime është në këto faqe dhe shpresoj që fjalët e mia të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur në errësirë, por nuk është harruar.
Në të kaluarën, Fox ka qenë në të paktën dy marrëdhënie shumë publike. Ajo ishte e martuar për yllin e "Beverly Hills, 90210", Brian Austin Green nga viti 2010 deri në 2021, dhe kanë tre djem. Prej disa kohësh, Fox është në një marrëdhënie me këngëtarin Machine Gun Kelly, e bërë publike në vitin 2020.



