Kreu i qeverisë nuk ka ditë që mos të replikoj me komentuesit në rrjetin social "Facebook", pas çdo postimi që ai bën.
Shkak i këtij debati mes kreut të qeverisë dhe komentuesit ishte një postim i tij ku shkruan se “Çerek shekulli liri besimi në 1028 kisha, xhami, teqe të ndërtuara a rindërtuara pa dokumente Pronësimi i komuniteteve fetare me tituj të regjistruar, një detyrim i prapambetur që po shlyhet në kohë rekord….
Njëri prej qytetarëve e komenton duke e quajtur bir komunisti. Por e menjëhershme ishte edhe përgjigja e kryeministrit Rama duke ja kthyer përgjigjen ashtu siç di vetë.
Komentuesi: Eh, mor bir komunisti. A ki menduar ndonjëherë të distancohesh nga veprimet e të kaluarës e të bëhesh besimtar i mirë i krishterë siq pretendon se je?
Kryeministri: “Komunistet e kane kete zakon qe merren me i biri i kujt je, jo kristianet nder te cilet ti kujton se je! Une jam shume krenar per tim ate, po ti ben mire te shkosh e t’i lutesh zotit te ta fale mekatin qe ben duke menduar si komunist per tjetrin Keshtu qe distancohu nga hija e komunizmit qe ke ne tru dhe pastaj jep mend ketu per te kaluaren zotrote”



