Mbi 600 milion njerëz në botë sëmuren nga ushqimi i pasigurt

Mbi 600 milion njerëz në botë sëmuren nga ushqimi i pasigurt

Më shumë se 600 milion njerëz sëmuren, ndërsa 420 mijë vdesin çdo vit si rezultat i ushqimit të pasigurt të ndotur me bakterie, viruse, parazitë, toksina ose kimikale, tregojnë të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sot, 7 qershor shënohet Dita botërore e ushqimit të sigurt e cila ishte vendosur vitin e kaluar nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Qëllimi është të ngritet vetëdija për sigurinë e ushqimit dhe të informohet opinioni për vlerën e parandalimit dhe menaxhimit me rreziqet e lidhura me të.

Ndaj kësaj iniciative globale sot u përfshi edhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari prej ku informojnë se edhe në kushte të pandemisë me Covid-19, në vend realizohen të gjitha aktivitetet nga fusha e sigurisë së ushqimit dhe mbrojtjes shëndetësore të kafshëve.

“Janë përforcuar kontrollet inspektuese si një nga prioritetet për kujdes të shëndetit të qytetarëve edhe në kushte të pandemisë së shpallur, kur qytetarët dhe operatorët me ushqim funksionojnë në kushte të reja, tani për tani të panjohura për jetesë, por edhe për prodhimtari dhe tregti me ushqim”, thonë nga AUV.

Deri tani janë kryer mbi 14.700 kontrolle inspektuese, ndërsa si mospërputhje më të shpeshta janë ato të cilat kanë të bëjnë me mosmbajtjen e higjienës në objekte, mosmbajtja e regjistrave sipas HACCP planeve për kontroll të pikave kontrolluese kritike dhe moszbatimi i masave për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim.

“Vërtetim i funksionalitetit të sistemit të integruar për kontroll të sigurisë së ushqimit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari është fakti se tashmë 18 muaj nuk janë evidentuar raste të helmimeve me ushqim”, thekson AUV.

Ndaj fokusi për të informuar dhe rikujtuar qytetarët për rëndësinë e ushqimeve të siguta nuk duhet neglizhuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy