
Parashikimi javor për 12 shenjat e horoskopit erdhi edhe këtë javë në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN", nën fokusin e astrologes Denisa Shyle.
Sipas parashikimit të yjeve, kjo konsiderohet të jetë një javë mjaft pozitive, me ndikime në shumë fusha.
Fokusi më i madh do të jetë në rritjen e energjisë për të gjitha shenjat.
Dashi
Kjo javë do të ndikojë drejtpërdrejtë në komunikim. Do të dini të artikuloni më mirë tema dhe mundësi, dhe mund të kaloni më shumë kohë me vëllezërit dhe motrat. Sa i përket udhëtimeve, do t'ju këshilloja të jeni të kujdesshëm të premten dhe të shtunën, sidomos nëse udhëtoni me makinë. Përveç kësaj, do të jetë një javë pozitive, me zhvillime të mira në aspektet e mirëqenies dhe karrierës.Demi
Do të ndieni një rritje energjie këtë javë, por mund të keni vështirësi në artikulimin e ndjenjave tuaja. Do të jeni të fokusuar te qëllimet që keni në jetë, ndërkohë që kjo frymë do t'ju drejtojë më shumë tek marrëdhëniet me të tjerët. Sa i përket zhvillimeve financiare, do të keni mundësi për investime dhe një vetvlerësim të lartë.Binjakët
Kjo javë do të sjellë një çlirim të madh për Binjakët, pasi Jupiteri është në shenjën e tyre. Do të keni zhvillime pozitive në rrjetet sociale dhe do të shkëlqeni në shoqëri, duke sjellë frymë dhe harmoni kudo që shkoni. Ata që janë në marrëdhënie do të përjetojnë një përmirësim të situatës, po ashtu edhe ata që nuk janë, do të kenë mundësi për zhvillime të mira në jetën e tyre personale.Gaforrja
Kjo javë do të sjellë një rritje energjie për Gaforret. Fundjava do të jetë e favorshme për ju, veçanërisht me Hënën në shenjën tuaj. Do të keni zhvillime pozitive në mirëqenie dhe surpriza në aspektin e karrierës, duke realizuar disa ëndrra që keni lënë pas dore. Puna dhe bashkëpunimet do t'ju sjellin të ardhura të mira materiale.Luani
Do të keni një energji më të ulët këtë javë, por ndikimi i Diellit dhe Jupiterit do të krijojë mundësi pozitive. Puna do të kërkojë përqendrim dhe ju mund të merrni rezultate të mira nga përpjekjet që keni bërë deri tani. Do të jeni të impulsivë gjatë javës, por duhet të jeni të kontrolluar dhe të shfrytëzoni mirë këtë periudhë të favorshme.Virgjëresha
Kjo javë do të ketë sfida, por do të sjellë gjithashtu mundësi për rritje dhe zhvillim. Do të keni mundësi për udhëtime jashtë shtetit dhe zhvillime në aspektin material. Do të filloni të shihni një panoramë më të plotë të jetës suaj dhe do të përjetoni një rritje të mirëqenies. Duhet të jeni më të vëmendshëm ndaj mundësive që po vijnë.Peshorja
Kjo javë do të jetë pozitive, veçanërisht për lidhjet dhe marrëdhëniet me të tjerët. Do të ketë zhvillime pozitive edhe në aspektin ekonomik, me mundësi për marrëveshje dhe kontrata. Po ashtu, do të ketë përmirësime në marrëdhëniet sentimentale dhe mundësi për të njohur partnerë të rinj.Akrepi
Do të jeni të fokusuar më shumë te vetja dhe vendi ku jetoni, duke i kushtuar vëmendje më të madhe familjes. Kjo është një javë pozitive për ju, duke përmirësuar rutinën tuaj të përditshme. Do të keni mundësi për zhvillime të mira në punë dhe do të keni një ndryshim pozitiv në pamjen tuaj fizike. Do të ketë gjithashtu zhvillime në jetën tuaj sentimentale, duke sjellë rikthime nga e shkuara.Shigjetari
Kjo do të jetë një javë pozitive për Shigjetarët. Do të përjetoni një rritje në energjinë tuaj kreative dhe romantike. Kjo është një periudhë e mirë për të kaluar kohë me fëmijët dhe për t'u argëtuar më shumë. Dita e enjte do të sjellë mundësi për rritje morale dhe energji pozitive, duke u fokusuar në gjërat që janë më të rëndësishme për ju.Bricjapi
Kjo do të jetë një javë pozitive për Bricjapët, ku do të fokusoheni më shumë në aspektin material. Do të krijoni një ndjesi sigurie dhe stabiliteti, sidomos në marrëdhëniet familjare dhe sentimentale. Nëse nuk jeni ndarë mirë me dikë nga e kaluara, kjo javë do të jetë e favorshme për të rregulluar marrëdhëniet. Kujdes nga problemet me frymëmarrjen sot, duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj.Ujori
Kjo javë do të jetë shumë pozitive për Ujorët, duke sjellë zhvillime të mira në aspektin financiar dhe udhëtimet jashtë shtetit. Do të keni mundësi të mira për t'u angazhuar në aktivitete që përmirësojnë shëndetin tuaj, si sporti. Fokusohuni te rutina e përditshme dhe përpiquni të përfitoni sa më shumë nga kjo periudhë pozitive.Peshqit
Kjo javë do të ketë zhvillime pozitive, por do të jeni më të ngarkuar. Mund të ndiheni të humbur në disa aspekte, por është e rëndësishme të përqendroheni në ato që kanë më shumë rëndësi. Do të ketë zhvillime të mira në jetën sentimentale dhe mundësi për të rregulluar atmosferën në shtëpi. Ata që dëshirojnë të zhvendosen, do të kenë mundësi të favorshme këtë javë.



