
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar në një intervistë për “Sky News” se Rusia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.
Osmani tha se Moska po tenton në Ballkan të njëtat metoda të përdorura në Ukrainë në 2014-ën.
“Ata sjellin forca paraushtarake që janë të veshur si civilë brenda territorit tonë përmes rrugëve ilegale, pastaj dërgojnë armë dhe uniforma të gjelbërta pa shenja që të mos duket si sulm tradicional ushtarak. Por, në fakt, ata përgatitin shumë sulme hibride, që është një përzierje e asaj që bëjnë këto forca paraushtarake në Veri të Kosovës”, tha Osmani.
Kryetarja e shtetit tha se komuniteti ndërkombëtar s’po bën sa duhet për ta penguar Rusinë nga ndërhyrja në Ballkan dhe vendet e tjera.



