Pamjet me dron të filmuara të martën më 21 nëntor tregojnë lumin Yamuna të Delhi të mbuluar me shkumë toksike që noton në sipërfaqen e tij, e cila në pamje të parë ngatërrohet me shtresa akulli.
Ndotja e ajrit në New Delhi të Indisë përkeqësohet në dimër, kur shpejtësia e erës bie dhe ajri bllokon ndotësit e emetuar nga automjetet, industritë dhe fermerët që djegin mbetjet bujqësore në shtetet përreth për t’u përgatitur për mbjellje të reja.
Shkuma në Yamuna vjen nga llumrat dhe mbeturinat e patrajtuara, tha një ish-këshilltar i qeverisë së Delhi, duke shtuar se shoqëria e ujit të qytetit po spërkat një kimikate të shkallës ushqimore për ta kontrolluar atë.
Vetëm New Delhi prodhon 3.6 miliardë litra ujëra të zeza çdo ditë, por për shkak të keqmenaxhimit më pak se gjysma trajtohet në mënyrë efektive.



