Sali Berisha mbërrin në SPAK: Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën (VIDEO)

Sali Berisha mbërrin në SPAK: Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën (VIDEO)

Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha mbërriti rreth orës 10:05 në ambientet e SPAK, ku u prit me brohoritje nga dhjetëra simpatizantë dhe deputetë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat Berisha tha:  

Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Beteja me botën e krimit vazhdon.
Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!"

Berisha shkoi drejt SPAK me automjetin e tij, ndërsa u shoqërua edhe nga dy makina të tjera të Policisë së Shtetit. 

 

09:50 Sali Berisha niset drejt SPAK, deputetë e simpatizantë grumbullohen para Prokurorisë së Posaçme

Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha është nisur drejt SPAK. Ai do të merret për herë të parë në pyetje në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Dhjetëra deputetë dhe simpatizantë janë grumbulluar pranë Prokurorisë së Posaçme paraditen e sotme. 

Më 30 dhjetor 2023 GJKKO caktoi ndaj Berishës masën e sigurisë “arrest shtëpie”. 

Sipas vendimit të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.

Ish-kryeministri është nën hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy